Postman SH.P.K;
Në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 1 të Ligjit Nr. 06/L-038 Ligji për Shërbimet Postare, miraton këtë:
RREGULLORE PËR SIGURIMIN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE POSTARE DHE VENDOSJEN E RREGULLAVE NË FUSHËN E SHËRBIMEVE POSTARE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e kësaj rregulloreje janë të obligueshme për të gjithë ofruesit e shërbimeve postare vendore sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 3
Përkufizime
1.2. Dërgesë postare – një dërgesë e adresuar në formën e saj përfundimtare që dërgohet nga ofruesi i shërbimit postar. Përveç dërgesave të korrespondencës së letrave, dërgesë postare do të konsiderohen dhe librat, katalogjet, gazetat, revistat dhe pakot postare që përmbajnë mallra me ose pa vlerë tregtare;
1.2. Dërgesë e thjeshtë – dërgesa postare që me rastin e pranimit nuk lëshohet dëshmi mbi pranimin e saj;
1.3. Dërgesa e regjistruar – dërgesë postare që regjistrohet nga ofruesi i shërbimit postar kundruall një pagese fikse për të garantuar dorëzimin e dërgesës postare, sigurinë juridike dhe dëmshpërblimin në rast të humbjes, grabitjes apo vjedhjes;
1.4. Dërgesa të korrespondencës – komunikimi me shkrim mbi çdo lloj dërgese fizike që do të bartët dhe dërgohet në adresën e treguar nga dërguesi mbi vetë dërgesën ose në ambalazhin e tij. Librat, katalogjet, gazetat dhe shkrimet periodike nuk do të konsiderohen si dërgesa të korrespondencës;
1.5. Shërbimi korrier– shërbimi derë më derë, pranimi i dërgesës në adresën e dërguesit dhe dorëzimi i saj në adresë të marrësit pa ndërprerë aktivitetin me ndonjë veprim tjetër;
1.6. Pako postare – dërgesa postare që përmban mall ose artikull, me ose pa vlerë komerciale;
1.7. Dërgesa e siguruar – shërbimi i sigurimit të dërgesës postare deri në vlerën e deklaruar nga dërguesi në rast humbjeje, vjedhje ose dëmtimi;
1.8. Dërgesë postare me pagesë me rastin e dorëzimit (kundërpagesë) – dërgesa postare e cila dorëzohet tek personi i adresuar kundrejë një pagese për ofruesin e shërbimit postar në vlerën (shumën) e saktësuar nga dërguesi;
1.9. Dërgesë postare me shumicë – dërgesat postare të pranuara nga ofruesi i shërbimit postar, në numër të madh (me shumicë) të cilat dorëzohen nga një person fizik ose person juridik për dorëzim te një numër i konsiderueshëm i personave të adresuar;
1.10. Ofruesi i shërbimit postar – person fizik ose juridik që ofron një ose më shumë shërbime postare;
1.11. Ofrues i shërbimit universal – ofrues e shërbimeve postare i cili ofron shërbimin universal postar sipas dispozitave të këtij ligji;
1.12. Shërbime postare – shërbimet me pagesë që përfshijnë pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare në rrjetin postar kombëtar dhe ndërkombëtare; Shërbimet postare nuk përfshijnë:
1.12.1. Dërgimin e një dërgese tek marrësi nga vetë-dërguesi;
1.12.2. Dërgimin e një dërgese në rastet kur i adresuari dhe dërguesi janë i njëjti person dhe dërgimi nuk është realizuar nga ofruesi i shërbimit postar;
1.12.3. Dërgimin e një dërgese që nuk është adresuar me një shënim të plotë të emrit të të adresuarit, por vetëm me një adresë të pjesshme, të tilla si zona postare, vendi, rruga (me reklamat pa adresë, postë direkte dhe dërgesa të tjera);
1.12.4. Transportin si një shërbim i pavarur.
1.13. Shërbimi universal postar – një minimum i përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, me çmime të përballueshme, i mundshëm përherë, në të gjitha pikat, për të gjithë shfrytëzuesit në territorin e Republikës e Kosovës;
1.14. Shërbime të veçanta – shërbimin e regjistrimit të dërgesës, të sigurimit të vlerës së dërgesës, lajmërim-marrjen, postën ajrore, shërbimin ekspres, pagesën në çastin e dorëzimit, për dërgesat e thyeshme dhe të ndjeshme, si dhe ato për t’iu dorëzuar vetëm të adresuarit;
1.15. Pikë e qasjes – objekte fizike, duke përfshirë kutitë postare të letrave të ofruara për publikun, në zyrat e ofruesit të shërbimit postar apo në vende publike apo në mjediset e biznesit për pranimin e dërgesave postare me qëllim të dorëzimit tek marrësi;
1.16. Rrjet postar – është sistemi i organizimit dhe resurset e të gjitha llojeve të përdorura nga ofruesit e shërbimit universal për qëllimet e caktuara e në veçanti për:
1.16.1. Pranimin, përpunimin e dërgesave postare që mbulohen nga obligimi i ofrimit të shërbimit universal postar, nga pikat e qasjes në tërë territorin;
1.16.2. Trajtimin dhe bartjen e tyre nga pikat e qasjes në rrjetin postar deri tek pika e shpërndarjes/dorëzimit;
1.16.3. Shpërndarja e dërgesave në adresat e shënuara në dërgesë.
1.17. Grumbullimi – veprimi i pranimit të dërgesave postare të depozituara/ dorëzuara në pikat e qasjes;
1.18. Shpërndarja – procesi nga përpunimi në qendrat e shpërndarjes për shpërndarje/ dorëzim të dërgesave postare për/ në adresat e tyre;
1.19 Pranimi – veprimi me të cilin ofruesi i shërbimit postar pranon dërgesat postare me qëllim të shpërndarjes së tyre në destinacionin e caktuar;
1.20. Përpunimi i dërgesave – tërësia e veprimeve të kryera pas pranimit të dërgesave, duke përfshirë kategorizimin, përzgjedhjen deri te dorëzimi i dërgesave postare tek personi i adresuar përmes rrjetit postar, duke përfshirë dorëzimin personal me konfirmim të pranimit;
1.21. Dorëzimi –procesi i dorëzimit të dërgesave postare tek i adresuar ose personi i autorizuar, vendosjen e dërgesës në kuti private postare, ose dorëzimin e dërgesës në ambientet e punës së personit të adresuar;
1.22. Dërgues – personi fizik ose juridik, i cili dërgon dërgesën postare, që është bartës i të drejtave mbi dërgesën deri tek dorëzimi i saj i rregullt;
1.23. Marrësi – personi fizik ose juridik, tek i cili është adresuar dërgesa postare e cila duhet t’i dorëzohet sipas porosisë së dërguesit;
1.24. Shfrytëzues – çdo person fizik ose juridik që përdor shërbime postare si dërgues apo marrës.
1.25. Shpërndarës – është personi i ngarkuar për të dorëzuar dërgesat postare në përputhje me ligjin.
1.26. Postë ndërkombëtare – posta nga, ose drejt një shteti tjetër; të tretë, jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
1.27. Agjent postar – person fizik ose juridik, të autorizuar për kryerjen e shërbimeve postare nga një operator i shërbimeve postare;
1.28. Detyrim terminal – është pagesa ndaj ofruesit të shërbimeve univerzale për shpërndarjen e dërgesave postare hyrëse ndërkombëtare nga një shtet tjetër;
1.29. Kushtet themelore – kushtet e përgjithshme jo ekonomike, që nxisin caktimin e kushteve shtesë në ofrimin e shërbimeve postare sipas legjislacionit në fuqi, në lidhje me fshehtësinë e korrespondencës, sigurinë e rrjetit si dhe me transportin e mallrave të rrezikshme, respektimin e kritereve dhe kushteve të punësimit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, dhe mbrojtjen e mjedisit;
1.30. Kuti postare – kuti postare në të cilën shfrytëzuesi i shërbimeve univerzale mund të dorëzojë dërgesat postare në mënyrë që operatori i shërbimit universal të i’a dërgojë marrësit.
1.31. Kuti shtëpiake postare – kuti postare shtëpiake e cila përdorët për dorëzimin e dërgesave postare marrësit, dhe është e vendosur në hyrje të objekteve shtëpiake, afariste dhe banesore;
1.32. Ministria – Ministria përgjegjëse për sektorin postar;
1.33. Ministri – Ministrin përgjegjës për sektorin postar;
1.34. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – (tutje: Autoriteti) është organi rregullator i cili mbikëqyrë dhe zbaton kornizën ligjore të përcaktuar në këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi për komunikimet elektronike;
1.35. Autorizim – është çdo leje në formën e një Autorizimi të Përgjithshëm ose Autorizimit të veçantë që përcakton të drejtat dhe detyrimet specifike në sektorin postar, me anë të së cilës ofruesit të shërbimeve postare u lejohen të ofrojnë shërbime postare dhe kur është e aplikueshme të ndërtojnë ose operojnë rrjetet e tyre për ofrimin e këtyre shërbimeve postare siç përcaktohet në këtë ligj;
1.36. Autorizim i Përgjithshëm – autorizim i lëshuar nga Autoriteti me anë të të cilit një ofruesi të shërbimit postar i jepen të drejta për ofrimin e shërbimeve postare përveç shërbimeve universale dhe te rezervuara;
Neni 4
Parimet e Përgjithshme
Postman SH.P.K ofron dhe merr përsipër të kryej për llogari të klientëve Shërbime Postare dhe Transportin e këtyre shërbimeve brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me pagesë te klienti. Kompania Postare detyrohet duke u bazuar në këtë rregullore u siguron klientëve shpejtësinë dhe cilësinë maksimale të mundëshme gjatë kryerjes së shërbimeve të kryera nga kompania jonë.
Marrja dhe dorëzimi i produkteve do të bëhet në vendin e përzgjedhur nga klienti sipas pëlqimit të tij brenda orarit 08:00-20:00 nga dita e Hënë deri në ditën e Shtunë.
Procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të dërgesave do të kryhet brenda orarit prej 24 orësh nga momenti i dorëzimit të dërgesave në zyret tona.
Neni 5
Shërbimet
Kompania postare do të bëj përpjekje maksimale për të siguruar efikasitetin e shpërndarjes së mallrave duke telefonuar; që të informojë klientin apo pritësin për dorëzimin e produktit; produkteve.
Në rastet kur numri kontaktues i telefonit dhe adresa nuk janë të sakta, atëherë kompania Postare informon klientin duke kërkuar informacion shtesë për orientim të saktë,në të njejtën kohë do të presë në periudhë kohore prej 5-10 minuta për ndonjë përditësim të informacionit.
Kompania Postare është e detyruar të ruaj sekretin e korrespodencës, si dhe të kujdeset për trajtimin konfidencial të çdo informacioni që merr në lidhje me veprimtarinë e klientit.
Kompania Postare detyrohet të respektoj imperaktivin për mbrojtjen e të dhënave të klientit në dispozitat ligjore të ligjit, për shërbimet postare -Transporti në Republikën e Kosovës.
Kompania postare në webfaqen e saj zyrtare do të publikoj gjendjen e statistikave të dërgesave, të ndërmarrjeve bashkëpunuese ku në çdo kohë qytetarët, bashkëpunëtorët, klientët mund të kenë qasje për të parë dhe ditur pasqyrën reale të dërgesave të tyre.
KAPITULLI II
ORGANET KOMPETENTE NË FUSHËN E SHËRBIMEVE POSTARE DHE KOMPETENCAT E TYRE
Neni 6
Organet Kompetente
Neni 7
Kushtet për Ofrimin e Shërbimeve Postare dhe Qasja në rrjetin Postar
Si dhe qasja në rrjetin postar;
1.1. Sistemin e kodit postar;
1.2. Sistemin e adresave;
1.3. Kutitë postare;
1.4. Kutitë postare shtëpiake;
1.5. Informacionin mbi ndryshimin e adresave;
1.6. Shërbimin e ri; të drejtimit dhe kthimit tek dërguesi.
KAPITULLI III
Neni 8
Kushtet themelore për ofrimin e shërbimeve postare
Neni 9
Kushtet e përgjithshme për ofrimin e Shërbimeve Postare
Neni 10
Pranimi dhe Shpërndarja e Dërgesave Postare
Në trafikun ndërkombëtar, vlera e deklaruar e dërgesës postare nuk mund të kalojë kufirin e përcaktuar nga vendi i mbërritjes.
Neni 11
Shpërndarja dhe dorëzimi i dërgesave postare
Klienti detyrohet t’i ofroj dhe sigurojë Kompanisë Postare gjithë informacionin e kërkuar për sa i përket të dhënave të nevojshme për kryerjen e shërbimit si: qytetin, vendbanimin, emërtimin e rrugës dhe numrin e qasshëm kontaktues të telefonit, të gjitha këto elemente për të ndihmuar në kryerjen e shërbimit në parametrat e përcaktuar.
Klienti mund të kërkoj sigurimin e mallit apo produkteve, rast pas rasti konform legjislacionit mbi sigurimin e mallit në udhëtim, po ashtu ai mund të kryejë edhe vetë sigurimin e mallit kur e sheh të arsyeshëm. Në çdo rast, sigurimi i mallit apo sendeve mbetet detyrim i Klientit.
Kur malli apo produkti-et janë pranuar me postë në gjendje të rregullt nga klienti duke konfirmuar dhe pranuar, se gjithçka është në rregull nga punëtori-ët përgjegjës të kompanisë, dhe duke pasur parasysh edhe specifikat e ndjeshme të produktit që mund të pësoj dëmtime të pjesshme ose tërësore apo humbje nga pakujdesia e punëtorit, Kompania Postare do të dëmshpërblej Klientin me shumën e tërësishme të atij produkti të cekur paraprakisht në faturë dhe konformë kontratës së lidhur në mes të dy palëve kontraktuese.
Neni 12
Paketimi i dërgesave postare
Paketimi i mallit apo sendit është përgjegjësi ekskluzive e klientit apo ndërmarrjes bashkëpunuese, të cilët paketimin e mallit apo të sendit duhet ta bëjnë në atë mënyrë duke ju përshtatur specifikave të produktit.
Klienti apo ndërmarrja bashkëpunuese janë përgjegjës për dëmet që rrjedhin si rezultat i mospaketimit të duhur të mallrave të tyre. Klienti apo ndërmarrja bashkëpunuese privohet nga e drejta e dëmshpërblimit për çdo dëmtim që ndodh gjatë transportit si rezultat i të metave në paketim.
Klienti në çdo rast duhet t’a shoqëroj mallin apo sendin me faturë tatimore.
Neni 13
Bashkëpunimi rreth shitblerjes me klientin
Në rastin kur palët apo subjektet (ndërmarrja bashkëpunuese dhe klienti i ndërmarrjes) kryejnë shitëblerje ndërmjet vete, për çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre Kompania Postare nuk merr asnjë përgjegjësi juridiko-civile, sepse ne jemi palë e tretë që ofrojmë vetëm shërbimin e transportit te klienti i ndërmarrjes.
Po ashtu kur faqja apo rrjeti komunikues i ndërmarrjes bashkëpunuese ndërprenë dhe bllokon çdo komunikim me blerësin duke mos ju përgjigjur në thirrjet e tij apo të saj, në këtë rast blerësi duhet të kërkojë sqarim dhe përgjegjësi nga shitësi apo ndërmarrja bashkëpunuese për mos përgjigje ndaj thirrjes së tij. Çdo iniciativë dhe tendencë për të sulmuar stafin dhe punonjësit e Kompanisë Postare për moskomunikim ndërmjet palëve të sipërmendura, Kompania Postare nuk do të përfshihet në raportet; mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, por do të marrë veprime racionale duke ja kthyer mjetet (paratë) blerësit, rrjedhimisht, ndërmarrja bashkëpunuese apo faqja e saj do ta bëjë shpagimin për dëmin e shkaktuar ndaj Postës.
KAPITULLI IV
Neni 14
Ndalesat në lidhje me përmbajtjen e dërgesave postare
Kompania Postare ndalon rreptësisht dhe nuk do të ofrojë shërbime të ndaluara me ligj, sikurse pjesëmarrje në veprimtari, që ngërthejnë elemente të trafikimit me narkotik, me armë; apo elementeqë kanë lidhje me veprat tjera penale të listuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Në rast se klienti apo ndërmarrjet bashkëpunuese ofrojnë dërgesën e tyre të paketuar me produkte të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës duke mos e njoftuar agjentin e shpërndarjes apo Kompaninë Postare, klienti dhe ndërmarrja bashkëpunuese mbajnë përgjegjësi juridike penale për gjitha veprimet e tyre.
Kompania Postare ofron shërbimin e transportit për çdo dërgesë të paketuar ndaj klientit apo ndërmarrjes bashkëpunuese, duke u distancuar nga çdo lloj përgjegjësie juridike për atë se çka gjendet në brendësi të paketimit.
Kompania Postare ofron shërbimin e transportit për çdo dërgesë të paketuar ndaj klientit apo ndërmarrjes bashkëpunuese, duke u distancuar nga çdo lloj përgjegjësie juridike dhe penale për atë se çka gjindet përbrenda paketimit.
Nëse punëdhënësit dhe punëmarrësit e Kompanisë Postare, gjatë zhvillimit të punës apo veprimtarisë së tyre hasin në elemente të veprave të jashtëligjshme, menjëherë duhet dhe do të lajmërojnë organet e sigurisë siq janë Policia dhe Prokuroria e Shtetit.
Neni 15
Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara
Neni 16
Mënyra e Pagesës
Kompania Postare mbanë nga mjetet e arkëtuara prej pritësit për llogari të klientit pjesën e shërbimit postar që është rënë dakord në bazë të marrëveshjes sipas listës së çmimeve.
Kompania Postare derdhë apo transferon në llogarinë e klientit pjesën e mbetur brenda 48 orëve nga momenti i arkëtimit në rast që ka pagesë për dërgesat lokale brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndërsa për dërgesat ndërkombëtare apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës që kanë pagesë për të paguar, afati për transferimin e mjeteve në llogarinë e klientit është 10 ditë.
KAPITULLI V
Neni 17
Procedura për mbikëqyrje të pajtueshmërisë
Neni 18
Inspektimi i ofruesve të shërbimit postar
Inspektimi i veprimtarisë së çdo ofruesi të shërbimit postar realizohet nga zyrtarët e autorizuar
nga Autoriteti, të cilët janë të pajisur me dokument të posaçëm identifikimi.
Zyrtaret e Autoritetit kryejnë inspektim në ambientet ku ofruesi i shërbimit postar zhvillon aktivitetin dhe veprimtarinë, edhe pa e njoftuar paraprakisht, me qëllim të verifikimin dhe zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore.
Ofruesit e shërbimit postar janë të detyruar të lejojnë zyrtarëve të Autoritetit të kryejnë inspektimin në ambientet ku ofrohet shërbimi postar, si dhe t’u ofrojnë atyre të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar prej tyre.
Zyrtarët e Autoritetit gjatë procesit të kontrollit dhe inspektimit mbajnë procesverbal, me ç’rast në përfundim të procesit të kontrollit dhe inspektimit një kopje i dorëzojnë subjektit të kontrolluar/inspektuar.
Neni 19
Dispozitat kalimare dhe përfundimtare
14.1. Nëse ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me përcaktimin e përgjegjësisë së ofrimit të shërbimeve postare, nuk është e rregulluar me këtë rregullore do të zbatohen (aplikohen) dispozitat e vlefshme ligjore.
14.2. Sipas nevojës mund të bëhen edhe plotësime të dispozitave të kësaj Rregulloreje, sipas mënyrës dhe procedurës së paraparë me ligj.
14.3. Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të saj.